Shokohet Liverpool, ylli i madh humb sezonin?!

Shokohet Liverpool, ylli i madh humb sezonin?!

February 2, 2019 Off By admin

Liverpool ka marrë një lajm të keq.

Mbrojtësi i Liverpool, Joe Gomez rrezikon që ta humb pjesën tjetër të sezonit, pas lëndimit të pësuar. “Mirror” shkruan se Gomez ka gjasë se do të detyrohet t’i nënshtrohet një operacioni, që do të mund t’ia pamundësonte atij vazhdimin e sezonit.

Joe, ka qenë zgjedhja e parë e Klopp për partneritetin me holandezin, Virgil Van Dijk këtë edicion. Është e ditur deri më tani se lojtari do ta humb ndeshjen kundër Bayern Munich në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në këtë ndeshje do të mungoj edhe Van Dijk, pra Liverpool do të paraqitet pa dy qendër mbrojtësit kryesorë.