Nintendo lanson edicionin e ri të Dr. Mario World (Foto)

Nintendo lanson edicionin e ri të Dr. Mario World (Foto)

February 2, 2019 Off By admin

Kompania Nintendo ka bërë të ditur, se do ta lansojë edicionin e ri të video-lojës, Dr. Mario World për të dy platformat si iOS ashtu edhe Android.

Në postimin në Twitter nuk bëhen të ditura detajet, vetëm se kjo lojë do të arrijë në fillim të verës, transmeton Telegrafi.

Dr. Mario World që mund të shkarkohet falas në 60 shtete, është zhvilluar në bashkëpunim me Nintendo, kompaninë japoneze të internetit LINE Corporation, si dhe zhvilluesit e lojërave për telefona të zgjuar, NHN Entertaiment.

Loja origjinale është lansuar nga Nintendo më 1990, ndërsa që atëherë u shfrytëzua në Nintendo 64, 3DS dhe Wii U.

Ky është ndryshimi më i i ri lojës, që kur Super Mario Run u lansua më 2016.